Te ndertuarit me Dru

“TË NDËRTUARIT ME DRU” SEMINAR, SEPTEMBER 2011

Veko Ltd në bashkëpunim me revistën EPIPLEON dhe me proHolz Austria – platformë austriake për promovimin e drurit – organizuan me sukses seminarin me temë ‘‘Të ndërtuarit me dru”, më 29 Shtator, në Hotel Sheraton, Tiranë. Në seminar morrën pjesë reth 100 arkitektë të njohur të Shqipërisë si edhe njerëz që aktivizohen në fushën e drurit. Të ftuar për folës në seminar ishin ekspertë dhe shkencëtarë të njohur në Europë, të cilët iu referuan kërkimeve dhe përvojës së tyre në fushën e drurit. Fjalimi kryesor i seminarit iu kushtua produkteve moderne të drurit dhe teknologjive për ndërtimin dhe zbatimin praktik të katalogut interaktiv për ndërtime druri. Gjithashtu, pati një fjalim të shkëlqyer mbi lidhjen e çative prej druri për banesa familjare, nga Claudio Pichler, ekspert teknik i Egna-s, si edhe një fjalim interesant nga Herles Faccini, lidhur me strukturat prej druri në Shqipëri. Fjalimet mbyllëse ishin nga Alexander Williams mbi arkitekturën bashkëkohore në Evropë dhe Dr. Eleutheria Tsanika mbi restaurimin e strukturave prej druri, me përdorimin e teknologjisë moderne. Seminari pati një ndikim të madh në tregun dhe komunitetin lokal dhe u promovua gjerësisht nga mediat. VEKO Ltd me filozofinë e saj për adoptimin e metodave bashkëkohore të përdorimit dhe përpunimit të drurit është krenare që organizoi dhe sponsorizoi këtë aktivitet dhe do të jetë gjithmonë pishtar i ideve dhe iniciativave të ngjashme