Frymëzohu nga natyra dhe zgjidh parketin e preferuar të dyshemesë për shtëpinë/ambientin tuaj!

Bukuria natyrore nuk është një rastësi.
Veko, në partneritet me brendet që ajo disponon, qëndron për bukurinë natyrore. Gjatë dekadave, së bashku me HARO – Prodhuesin kryesor gjerman të parketeve, kemi mësuar se çfarë e bën një dysheme vërtet të bukur.
Këto njohuri dhe entuziazmi ynë për bukurinë unike të drurit na frymëzon çdo ditë.
Këtë do ta ndjeni me secilin parket qe do të zgjidhni pranë showroom-it tonë, çdo dërrasë dyshemeje është një pjesë e natyrës në shtëpinë tuaj.

Pavarësisht dizajnit, modelit, ngjyrës apo karakteristikave specifike të parketit që mund të zgjidhni, parketi prej druri do t’i japë shtëpisë tuaj një atmosferë të përjetshme, moderne, të ngrohtë për shumë vite që do të vijnë.

Falë përzgjedhjes së madhe dhe të larmishme,dyshemetë me parket druri inxhinierik në Veko,janë të përshtatshme për çdo stil të brendshëm: nga ambienti vintage deri te ai më modern, nga klasiku e deri tek ai me bashkëkohor.
Forma, ngjyra dhe lloji i drurit i japin hapësirave të jetesës individualitet dhe komoditet.
Kur zgjidhni parket me cilësi të lartë, mund të fokusoheni tërësisht në stilin tuaj të jetesës, duke i shtuar vlerë.

 Cilat formate i përshtaten dhomave të mia, cila ngjyrë përputhet me orenditë e mia….?

Këto mund të jenë disa nga pyetjet të cilat mund t’ju lindin në momentin e parë që vendosni të ndryshoni ambientin tuaj dhe të zgjidhni parketin ideal.

 Konsultimi ynë për parketin e duhur për shtëpinë apo ambientin tuaj do t’ju ndihmojë të gjeni dyshemenë tuaj të re në çmimin dhe cilësinë e duhur, dhe sigurisht sipas preferencave tuaja.

Vizitoni website-in apo showroom-in tonë për më tepër informacion.
Veko . Kualitet në çdo hap!