KOMPANI DINAMIKE, INOVATIVE DHE VIZIONARE

Ne ruajmë frymën e fillimit, shpirtin origjinal

 

Veko, një identitet i dallueshëm korporativ me mbi 25 vjet eksperiencë, njohuri teknike dhe kulturë artizanale.
Është historia e një kompanie që filloi nga një madhësi dhe mentalitet artizanal, ku në sajë të largpamësisë, vizionit, këmbënguljes dhe objektivave të qarta të themeluesve, vëllezërve Koca, pësoi një transformim rrënjësor duke u rritur për t’u bërë një nga kompanitë lider në industrinë e prodhimit të lëndëve drusore dhe dizenjimit të ambjenteve të brendshme dhe të jashtme.E karakterizuar nga cilësia absolute, shija elegante dhe e sofistikuar, plotësisht ekologjike, ka bërë që Veko të jetë zgjedhja e parë e çdo konsumatori.Veko kujdeset të zgjedhë dhe të sjellë në Shqipëri markat më prestigjoze europiane duke ruajtur balancën CILËSI/ÇMIM.

 

historiku


 

1993
Dashuria për drurin dhe artin e përpunimit të këtij materiali të veçantë motivoi tre vëllezërit Koça të nisin biznesin e tyre familjar - një punishte modeste druri, e cila përbën dhe pikënisjen e grupit VEKO.

1996
Stacion i rëndësishëm ky vit për kompaninë, duke qënë se zgjeron aktivitetin e saj në fushën e importit të lëndëve drusore kryesisht nga Skandinavia, përpunimin e tyre, tregtimin e produkteve industriale prej druri dhe aksesorëve për mobilje.

1998-2000
VEKO zgjeron dhe përforcon linjën e prodhimit me investimin në makineri moderne për përpunimin e drurit. Në të njëjtën kohë rrit kapacitetin e saj magazinues në 8500 m2.

2002
Kompania vazhdon aktivitetin e saj me investimin në prodhimin e mobiljeve gjysëm të gatshme nga produkte industriale druri të tipit DIY, por edhe pasurimin e gamës së lëndëve të para me importe nga Azia, Amerika dhe Afrika.

2003
Zhvillimi i vazhdueshëm i kompanisë krijon nevojën për zgjerim në ambiente të reja. VEKO investon në blerjen e pronave të veta në Tiranë dhe në një sipërfaqe totale 14.000 m² strehon zyrat, ekspozitën dhe magazinat e reja.

2005
Gjithmonë e ndjeshme në çështje të mjedisit dhe mbrojtjen e tij, kompania investon në krijimin e një linje të integruar për riciklimin e mbetjeve nga përpunimi i drurit.

2007
Veko zhvillon aktivitetin e saj në tregtimin e parketeve, pasuron portofolion e saj me përfaqësimin e kompanive më dinjitoze dhe lider të tregut, njëkohësisht zgjeron kapacitetin magazinues me 7.000 m².

2010
Krijimi i kompanisë Flooreco, pjesë e Grupit Veko.

E specializuar në fushën e parketeve, Flooreco është e para kompani që krijon standarde novatore në tregun vendas, përfaqëson kompanitë më të mëdha evropiane të këtij sektori dhe prezantohet përmes një ekspozite unike bashkëkohore 550 m².


2012
Krijimi i kompanisë VekoPelets

Me inagurimin e një linje bashkëkohore për riciklimin e mbetjeve nga përpunimi i drurit, prodhon dhe disponon në tregun vendas dhe të rajonit më të gjerë biokarburantin – pellets të cilësisë superiore.


2014-2015
Krijimi i kompanisë D-Concept

Përvoja multi-dimensionale dhe koncepti i sofistikuar për dekorimin dhe dizajnin përbëjnë asetet primare të D-Concept. Përfaqësues i firmave më të njohura në sektorin e design-it, në një ekspozitë unike 1500 m² shndërron filozofinë e saj në një propozim të ri estetik.


2017-2018
Krijimi i kompanisë VekoPanel

Prodhimi i produkteve të çertifikuara, tashmë zgjerohet edhe me prodhimin e paneleve prej druri masiv të cilësisë së lartë, duke konsoliduar kështu më tej pozitën e Grupit VEKO në tregun vendas, por dhe të rajonit më të gjerë gjeografik, në fushën e tregtimit të produkteve drusore.

Filozofia
jonë


Cilësia superiore, teknologjia e përparuar, profesionalizmi dhe serioziteti, respekti për konsumatorin dhe mjedisin, konsistojnë filozofinë tonë dhe frymëzojnë vizionin tonë për të qënë udhërrëfyes dhe pikë referimi sot dhe në të ardhmen.

Ne besojmë në:

  • Prodhimin e produkteve me cilësi të lartë
  • Investimin e vazhdueshëm në teknologjinë moderne
  • Zgjerimin e rrjetit të shitjeve dhe shpërndarjes
  • Investimin në trajnimin dhe specializimin e stafit
  • Efikasitetin dhe rritjen e produktivitetit
  • Rritjen e eksportit
  • Respektin ndaj konsumatorit
  • Kujdesin për mjedisin
  • Kontributin në zhvillimin shoqëror

Strategjia
jonë


Me aplikimin e metodave moderne menaxhimi, synojmë arriten e tre objektivave strategjike:

  • Konsolidimin si lider në tregun vendas
  • Disponimin e produkteve të teknologjisë së lartë me cilësi superiore
  • Zhvillimin dhe ruajtjen e marrëdhënieve me tregun, duke i qëndruar besnikë parimeve tona: Cilësi, Origjinalitet      dhe Respekt për konsumatorin

Departamentet tona:

  • Departamenti i Prodhimit
  • Departamenti i Dizajnit
  • Departamenti i Marketingut
  • Departamenti i Shitjeve
  • Departamenti i Eksportit
  • Departamenti i Financave
  • Departamenti i Importit & Logistics
  • Departamenti i Burimeve Njerëzore

Forca
jonë


Pjesë integrale e familjes VEKO dhe suksesit të saj janë punonjësit e saj, shumë prej të cilëve nisën karierën e tyre njëkohësisht me themelimin e kompanisë.
Duke njohur dhe respektuar kontributin e tyre, kompania vazhdimisht investon në trajnimin dhe specializimin e tyre, për të përballuar sfidat dhe kërkesat në rritje të konsumatorëve dhe të tregut.
Kujdesi dhe respekti për punonjësit, mundësitë e barabarta për të gjithë, ruajtja e një ambienti të këndshëm, efikas dhe mbi të gjitha njerëzor, përbëjnë për ne përparësi.

PROJEKTET  TONA 

Bashkëpunimi i mirë me shumë biznese, arkitektë, klientë dhe profesionistë, në gërshetim me korrektesinë seriozitetin cilësinë, studimin e tregut dhe investimit në teknologjinë më të avancuar, kanë sjellë realizimin e suksesshëm të shumë projekteve të rëndësishme. Në më shumë se 25-vjet Veko është prezent në shtëpi, zyra, hotele, bare, restorante, palestra, qendra komerciale, etj.
Çdo projekt është unik ndaj është parë dhe menduar në çdo detaj

Hotel Tirana International

Timberland 

Restorant Artigiano

HOTEL PLAZA TIRANË

Kompleksi Siri

Restorant Gambero 

Repeat Fitness & Wellness Club

 

 

100% PRODUKTE NATYRALE

SHOWROOMS 

 
Na gjeni në Vrisera, Gjirokastër, kompania qëndrore. Me filialin tonë në Tiranë dhe përmes distributorëve tanë në të gjithë Shqipërinë.
Gjithmonë për të dhënë zgjidhjen optimale për ju, duke ruajtur balancën çmim-cilesi.
Meso me shume ne InstagramMeso me shume ne Instagram