25-vjetori i Vekos 26.01.2019

Veko shënoi 25-vjet në  treg, 25-vjet eksperiencë, 25- vjet histori suksesi.

Udhëtimi i gjatë 25-vjeçar nuk ka qenë i lehtë, por me mbështetjen e klientëve tanë, bashkëpunëtorëve besnikë dhe stafit të kualifikuar, ne jemi përballur me çdo sfidë.

Ky 25 vjetor u festua në një mbrëmje gala, ku morën pjesë stafi i kompanisë shumë prej të cilëve janë bashkuar me ne që ne fillim për të na shoqëruar gjatë.Bashkëpunëtorë  dhe klientë,  mbështetës të rrugëtimit të Vekos që në fillimet e saja.Përveç muzikës dhe surprizave u ndanë 2 çmime mirënjohje për klientin dhe punonjësin më të vjetër.

E sigurisht nuk ka ditëlindje pa tortë, ceremonia e prerjes së tortës tashmë e kthyer ne traditë kulminoi ketë event.

Festa u organizua më 26.01.2019 ku korrespondoi dhe me festimin e një viti të mbyllur me sukses  dhe mirëpritjen e një viti të ri me suksese dhe arritje të reja.

Meso me shume ne InstagramMeso me shume ne Instagram